Nënshkruhet kontrata mbi deponinë mes Arifit dhe "Saba Bellçës"
Lokale

Nënshkruhet kontrata mbi deponinë mes Arifit dhe "Saba Bellçës"

24.Feb.2015 22:48
0

Kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe përfaqësuesit të kompanisë “Saba Bellça” nga Presheva, sot kanë nënshkruar kontratën me vlerë rreth 60 milion dinarë (pa tvsh) për ndërtimin e transfer stacionit për grumbullimin e mbeturinave në këtë komunë.

Me nënshkrimin e kësaj kontrate është paraparë ngritja e ndërtesës për grumbullimin e mbeturinave.

“Ky projekt është shumë me rëndësi për komunën tonë, pasi po bëjmë ndërtesë dhe pajisje për riciklimin e mbeturinave”, ka thënë kryetari Arifi, duke theksuar se nëse vitin e ardhshëm sigurojnë mjete do të furnizohen edhe me pajisjet për riciklimin e mbeturinave.

Nga ana tjetër përfaqësuesi i kompanisë “Saba Bellça” nga Presheva Driton Etemi shprehet i gatshëm për ndërtimin e këtij stacioni grumbullues i cili duhet të përfundohet në një afat prej 120 ditëve.

“Ne si kompani e përzgjedhur për ndërtimin e tranfer stacionit jemi të gatshëm për të kryer këtë projekt në afat që e kemi të caktuar. Ky projekt është mjaft i qëlluar, që ka korr sukses nëpër komunat tjera të ndërtuara në Evropë, ndërsa komuna e Bujanocit është e para që po e realizon këtë projekt të qëllum”, është shprehur Etemi, transmeton televizioni publik.

Objekti i transfer stacionit do të ngritet në deponinë e tanishme të Bujanocit. Hartimi i projekt dokumentacionit të objektit është bërë vitin e kaluar nga BE, përmes programi EU Progres.

Në këtë fazë të parë të punimeve merr pjesë edhe Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, që ka ndarë rreth 20 milion dinarë. /Titulli.com/

Banja e Sjarinës në Medvegjë këtë verë pret më shumë turistë
PD në "ditë zie", flamurin në gjysmështizë (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration